Bullgari, Rritje e mprehtë e rasteve COVID-19 pas lehtësimit të bllokimit
Bullgaria ka regjistruar një rritje të mprehtë të numrit të rasteve të reja të COVID-19, pas lehtësimit të disa kufizimeve kundër koronavirusit të ri.
Zyrtarët shëndetësorë raportuan sot 967 raste të reja nga një ditë më parë.
Vendi juglindor i BE-së hoqi disa nga kufizimet e bllokimit të hënën, duke lejuar rihapjen e qendrave tregtare, palestrave, qendrave sportive.
“Masat u lehtësuan para se të merrnim informacione në lidhje me numrin në rritje të infektimeve të reja”, tha shefi i Departamentit Rajonal të Shëndetit, Danço Penchev, për transmetuesin televiziv bTV.
“Sofja është tashmë sërish zonë e kuqe, me më shumë se 120 raste të reja për 100 000 banorë në 14 ditët e fundit”, shtoi ai, duke paralajmëruar ashpërsim të masave nëse trendi vazhdon.
Që nga fillimi i pandemisë, më shumë se 9 175 persona të infektuar me COVID-19 kanë vdekur në Bullgari./atsh























