Mbi 14 mijë raste të reja me Covid dhe 786 të vdekur në Gjermani
BKT
   Bota

Mbi 14 mijë raste të reja me Covid dhe 786 të vdekur në Gjermani

Në Gjermani sërish është shënuar rritje numri i infeksioneve. Gjatë 24 orëve të fundit numri i rasteve të konfirmuara me SARS-CoV-2 ka rritur në 14,211, sipas të dhënave të mbledhura sot nga Instituti Robert Koch, organi i mbikëqyrjes epidemiologjike të vendit.

Gjatë së njëjtës periudhë, 786 pacientë të tjerë me COVID-19 kanë humbur jetën, duke e çuar numrin e të vdekurve nga pandemia në 59,742 në këtë fazë, sipas të njëjtit burim, transmeton albinfo.ch.