Finlandë: Sot janë 444 raste të reja të koronavirusit
BKT
   Bota

Finlandë: Sot janë 444 raste të reja të koronavirusit

Deri më tani, në Finlandë, sipas Institutit për Shëndet dhe Mirëqenie, janë 46,493 rastesh me covid-19.

Instituti për Shëndet dhe Mirëqenie raporton se sot janë mbi 444 raste të reja të koronavirusit.

Kjo do të thotë se gjithsej 46,493 njerëz në Finlandë kanë rezultuar pozitivë që nga fillimi i epidemisë. Incidenca, përkatësisht numri i infeksioneve për 100,000 banorë gjatë 14 ditëve të fundit, është 89.6 në të gjithë vendin.

Në distriktin shëndetësor të Helsinkit dhe Uusimaa incidenca është 155.2, në distriktin e kujdesit shëndetësor të Finlandës Jugperëndimore 119.5 dhe në rrethin e kujdesit shëndetësor Vaasa 83.

Sipas të dhënave të së mërkurës, 685 njerëz kanë vdekur si rezultat i koronavirusit në Finlandë. Po sipas këtij informacioni, numri i personave të vaksinuar është gjithsej 149,951 persona./RTKLive