Iran, 500 mijë doza të vaksinës ruse "Sputnik V" arrijnë në Teheran
BKT
   Bota

Iran, 500 mijë doza të vaksinës ruse "Sputnik V" arrijnë në Teheran

Ambasadori iranian në Moskë, Kazem Jalali, deklaroi se grupi i dytë i vaksinave do të arrijë në vend deri më 21 shkurt, kurse i treti deri më 1 mars.

Grupi i parë i vaksinave "Sputnik V" kundër koronavirusit (COVID-19), i përbërë nga 500 mijë doza, të cilat Irani i ka blerë nga Rusia, arriti në kryeqytetin Teheran, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë zyrtare iraniane IRNA, aeroplani i transportuesit Mahan Airlines, që mbante vaksinat, u ul në aeroportin "Imam Khomeini".

Duke folur për mediat iraniane, ambasadori iranian në Moskë, Kazem Jalali, deklaroi se grupi i dytë i vaksinave do të arrijë në vend deri më 21 shkurt, kurse i treti deri më 1 mars.

Jalali tha se dërgesat do të vazhdojnë një herë në javë më pas.

Gjatë vizitës së tij në Moskë më 26 janar, ministri i Jashtëm Mohammad Javad Zarif njoftoi se vaksina “Sputnik V” e zhvilluar nga Instituti Kombëtar rus i Epidemiologjisë dhe Mikrobiologjisë Gamaleya është miratuar në Iran.