ITALI – Rriten rastet pozitive COVID-19
BKT
   Bota

ITALI – Rriten rastet pozitive COVID-19

Në 24 orët e fundit, Italia ka regjistruar një normë pozitiviteti të rritur me 5,05%, ndërsa ka kapërcyer pragun e 90 000 viktimave zyrtare nga COVID-19, me 421 vdekje në 24 orët e fundit, në gjithsej 90 241, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Gjithashtu, është rritur edhe numri i pacientëve në kujdesit intensiv, ndërsa është zvogëluar numri i atyre të shtruar në pavijone të zakonshme.

Gjithsej, ka 2 151 persona në kujdes intensiv në Itali, me gjashtë njësi krahasuar me dje.

Të shtruarit në spital me simptoma janë 19 743, 328 më pak se dje.

Në total, që nga fillimi i epidemisë, ka pasur 2 597 446 raste të COVID-19 në Itali.

Aktualisht, janë 430 277 raste pozitive, të shëruarit dhe të shkarkuarit 2 076 928 (+17 680), në izolim shtëpiak ka 408 383 persona (-4 123).

Rajonet me numrin më të lartë të provave pozitive të koronavirusit në 24 të fundit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë: Lombardia 1 746, Campania 1 544, Emilia Romagna 1 192./atsh