Kompania ‘Johnson & Johnson’ i kërkon FDA-së të autorizojë vaksinën e saj
BKT
   Bota

Kompania ‘Johnson & Johnson’ i kërkon FDA-së të autorizojë vaksinën e saj

Kompania `Johnson & Johnson` i kërkoi Administratës së Ushqimit dhe Barnave në SHBA të autorizojnë vaksinën e parë në botë me një dozë të vetme COVID-19, një alternativë më e thjeshtë që mund të rrisë numrin e kufizuar të vaksinave.

Vaksina e kompanisë 'Johnson & Johnson' ishte e sigurt dhe ofronte mbrojtje të fortë ndaj rasteve të moderuara deri serioze me COVID-19, sipas rezultateve paraprake të një studimi masiv ndërkombëtar, tgransmeton euronews.albania.

Po kështu, Administrata e Ushqimit dhe Barnave u kërkuar shkencëtareve të analizojnë të gjitha të dhënat lidhur me vaksinën me një dozë, në të njëjtën mënyrë si konkurrentet e saj u analizuan deri në detajet më të vogla, para se të vendosë nëse do t’i hapë dritën e gjelbër një alternative të tretë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.