12:29 / 05.02.2021
Borrell: SHBA duhet ta heqë Kubën nga lista e sponsorëve të terrorizmit
Gjatë vizitës së tij në Moskë, kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, i bëri thirrje administratës së presidentit të SHBA Joe Biden që të heqë Kubën nga lista e vendeve që sponsorizojnë terrorizmin, raporton Reuters.
"Na vjen keq për vendimin e Donald Trump për të shënuar Kubën si një vend që mbështet terrorizmin në orët e tij të fundit në detyrë. Ne presim që administrata e re do t'i kthejë gjërat në gjendjen e tyre origjinale," porositi Borrell.























