Besimi i rusëve tek Putini në nivelin me të ulët
Nga hulumtimi i fundit i “Levada Center”, i kryer gjatë muajit janar 2021, në lidhje me vlerësimin e punës së Putin dhe politikanëve tjerë rusë, kanë dalë rezultate që tregojnë se vetëm 29% e rusëve i besojnë presidentit Putin.
Bazuar në hulumtimet e Institutit hulumtues rus “Levada Center”, vërejmë se ka një rënie konstante të besimit tërusëve tek presidenti Putin. Fillimi i rënies së besimit tek Putin ka filluar në vitin 2017, vit kur 59% e rusëve shpreheshin se i besonin Putinit. Gjatë viti 2020 besimi i rusëve tek Putin sillej në mes 33-34%, për të rënë në 29% në fillim të vitit 2021.
Deri sa ka rënie të besimit tek Putin, ka rritje të besimit tek politikani opozitar Alexei Navalny, ku tani del se 5% e rusëve i besojnë Navalnyit, çka për herë të pare e kalon liderin e komunistëve rusë, Genadi Zyuganov, të cilit i besojnë 4% e rusëve. Edhe pse 5% nuk është shifër e madhe, shohim se brenda një viti kemi rritje të besimit tek Navalny për rreth 20%.
Në rënien e besimit të rusëve tek Putin kanë ndikuar shumë faktorë, por faktorët kryesorë janë përkeqësimi i parametrave ekonomik, ku vitin e kaluar kishim rënie tëfuqisë blerëse si pasoj e zvogëlimit të pagave dhe devalvimit të rublës, si dhe humbjeve të vendeve të punës si pasoj e pandemisë dhe krizës ekonomike.
Si element i cili mund të ketë ndikuar në rënien e besimit tek Putin, mund të jenë edhe protestat e fundit kundër arrestimit të opozitarit rus Navany, por kjo nuk mund të jetë determinuese, pasi që rënia ka vite qëështë duke ndodhur, pa marr parasysh zhvillimevepolitike në Rusi.
Pos që vërehet se ka rënie të besimit tek Putin, gjithnjë e më shumë rusë besojnë që Rusia nuk po lëvizë në drejtimin e duhur. Deri sa në vitin 2018 vetëm 27% e rusëve besonin që Rusia po lëviz në drejtimin e gabuar, tani kjo shifër ka shkuar në 40%, çka tregon më së miri mos pajtimin e rusëve me politikat e qeverisë dhe presidencës ruse.























