Samiti i liderëve afrikanë do të mbahet më 6 shkurt
BKT
   Bota

Samiti i liderëve afrikanë do të mbahet më 6 shkurt

Gjatë samitit, i cili do të mbahet në mënyrë virtuale, do të zgjidhet kreu i ri i Komisionit të Bashkimit Afrikan dhe komisionerët.

Udhëheqësit afrikanë do të takohen të shtunën në Asamblenë e 34-të të Samitit të Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive të Bashkimit Afrikan për të diskutuar çështjet e sigurisë dhe pandeminë e koronavirusit (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).

Për herë të parë, takimi i Bashkimit Afrikan do të mbahet në mënyrë virtuale për shkak të shqetësimeve të shkaktuara nga COVID-19.

Drejtuesit, gjatë takimit të tyre dyditor, pritet të zgjedhin kreun e Komisionit të Bashkimit Afrikan.

Kryetari në detyrë Moussa Faki Mahamat është kandidati i vetëm për një mandat të dytë dhe të fundit katërvjeçar. Udhëheqësit gjithashtu do të votojnë për gjashtë komisionerët.

Republika Demokratike e Kongos do të marrë përsipër drejtimin nga Afrika e Jugut për të shërbyer si kryesuese e bllokut me mandat njëvjeçar.

Gjatë samitit do të shqyrtohen çështjet thelbësore të sigurisë në kontinent, duke përfshirë situatat në Sahel, Libi, Sudanin e Jugut dhe Somali. Udhëheqësit do të diskutojnë gjithashtu reagimin e Afrikës ndaj pandemisë COVID-19.

Tema e samitit është "Arti, kultura dhe trashëgimia: Nivelet për ndërtimin e Afrikës që duam".