Iran, 80 vdekje dhe mbi 7 mijë raste të reja me COVID-19
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari, tha se në 24 orët e fundit janë shënuar 7.061 raste të reja me COVID-19.
Me 80 vdekje të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran, numri i përgjithshëm i viktimave nga virusi ka arritur shifrën 58.336, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari, tha se në 24 orët e fundit janë shënuar 7.061 raste të reja me COVID-19, prej të cilëve 675 janë shtruar në spital.
Lari njoftoi se numri i përgjithshëm i vdekjeve ka rritur në 58.336, ndërkohë i rasteve në 1.452.387.
Duke shtuar se 3.819 nga të prekurit me COVID-19 po trajtohen në kujdesin intensiv, Lari informoi se numri i të shëruarve që nga fillimi i pandemisë e deri më tani ka arritur në 1.241.320.
Gjithashtu zëdhënësja Lari vuri në dukje që në vendin me një popullsi rreth 83 milionë deri tani janë kryer 9.557.624 teste.























