Infektivja fillon trajtimin e pacientëve me Covid-19 me plazmën e gjakut
BKT
Shëndetësi

Infektivja fillon trajtimin e pacientëve me Covid-19 me plazmën e gjakut

Sot dy pacientë i janë nënshtruar trajtimit nëpërmjet plazmës kovalescente dhe sipas mjekëve të kësaj klinike nuk ka pasur efekte anësore dhe plazma është përballuar mirë.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj nëpërmjet një postimi në Facebook ku ka shtuar se plazma konvalescente si terapi mbështetëse do t’i ndihmojë të gjithë pacientët që kanë nevojë për trajtim të tillë, shkruan lajmi.net.

Zemaj këtë e ka parë si sukses të profesionistëve dhe shëndetësisë në Kosovë.

“Klinika Infektive tashmë ka bërë edhe dhënien e plazmës konvalescente tek pacienti i parë. Gjatë dhënies, mjekët thonë se pacientët nuk kanë pasur efekte anësore dhe plazma është përballuar mirë. Në orët e pasditës trajtimit u janë nënshtruar edhe dy pacientë të tjerë, pranë Klinikës Infektive. Plazma konvalescente si terapi mbështetëse, do të ndihmojë të gjithë ata pacientë që kanë nevojë për një trajtim të tillë dhe do të zbatohet sipas udhëzuesit të nënshkruar ditë më parë. Ky është tregues i suksesit të profesionistëve dhe shëndetësisë tonë. Jemi bërë shumbull për rajonin. Ju faleminderit ekspert dhe ju mantelbardhë. Vazhdojmë!”, ka shkruar Zemaj.


MË SHUME NGA Shëndetësi