Finlandë: 75% e finlandezëve dëshirojnë të vaksinohen kundër covid-19
Gatishmëria e finlandezëve për t’u vaksinuar kundër covid-19 është rritur ndjeshëm.
Rreth 75 për qind thonë se kanë ndërmend të marrin ose kanë marrë tashmë vaksinën, tregon paraqitja e fundit e Helsingin Sanomat.
Ndërkaq 13 për qind deklarojnë se nuk kanë ndërmend të vaksinohen dhe 12 për qind që ende nuk mund të përcaktohen, transmeton RTKLive.
Në sondazhin e mëparshëm, të cilin gazeta e bëri në dhjetor, 56 për qind deklaruan se ishin të përgatitur për të marrë vaksinën.
Pak më shumë se një e pesta, pra 22 përqind, thanë se nuk do të merrnin vaksinën dhe po aq, një total prej 23 për qind, nuk mund të përcaktohen.
Njerëzit e moshuar janë më pozitivë në lidhje me vaksinimin, sesa të rinjtë: 91 përqind e atyre mbi moshën 70 vjeçare kanë ndërmend të marrin vaksinën, ndërsa vetëm 67 për qind e atyre nën moshën 30 vjeçare deklarojnë se synojnë ta bëjnë atë./RTKLive























