Nigeri, 20 të vdekur dhe mbi 200 raste të reja me COVID-19
"Deri të dielën gjithsej janë konfirmuar 139.748 të sëmurë, 113.525 persona janë shëruar, ndërsa 1.667 persona kanë vdekur në 36 shtete federale dhe kryeqytet”, raportoi Qendra nigeriane për kontroll të sëmundjeve..
Autoritetet shëndetësore në Nigeri konfirmuan se në valën e dytë të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) në këtë vend kanë vdekur edhe 20 persona dhe 206 të tjerë janë infektuar gjatë 24 orëve të fundit, raporton Anadolu Agency (AA).
“Deri të dielën gjithsej janë konfirmuar 139.748 të sëmurë, 113.525 persona janë shëruar, ndërsa 1.667 persona kanë vdekur në 36 shtete federale dhe kryeqytet”, raportoi Qendra nigeriane për kontroll të sëmundjeve.
Lagos mbetet shteti më i prekur me 343 vdekje dhe 51.685 infeksione, ndërkohë ndiqet nga kryeqyteti federal i vendit, Abuja, me 128 vdekje dhe 17.824 infeksione.
Të mërkurën, autoritetet nigeriane njoftuan se vendi do të marrë rreth 80 milionë doza të vaksinave kundër COVID-19 këtë vit.























