11:35 / 08.02.2021
Japoni, nëndetësja përplaset me një anije private
Të paktën tre anëtarë të ekuipazhit të nëndetëses dyshohet se mund të jenë të lënduar në përplasjen me anijen private.
Qeveria japoneze ka njoftuar se një nëndetëse japoneze u përplas me një anije private, transmeton Anadolu Agency (AA).
Të paktën tre anëtarë të ekuipazhit të nëndetëses dyshohet se mund të jenë të lënduar në përplasje, njoftoi Kyodo News, duke cituar Forcën Detare të Vetëmbrojtjes së vendit.
Përplasja u raportua të ketë ndodhur pranë provincës Kochi, që ndodhet në ishullin Shikoku të Japonisë përballë Oqeanit Paqësor.























