Opozita e Haitit emëron presidentin e përkohshëm
Opozita në Haiti ka emruar një gjyqtar të rangut të lartë si udhëheqësin tranzitor të vendit.
Kjo konsiderohet si një përpjekje të re për të detyruar presidentin e diskutueshëm, Jovenel Moïse, të dalë nga pushteti.
“Një plan dy-vjeçar është hartuar, me vendosjen e një dialogu kombëtar, përgatitjen e një kushtetute të re dhe organizimin e zgjedhjeve”, thotë ish-senatori Youri Latortue.
Joseph Mécène Jean Louis, 72 vjeçar, thotë në një deklaratë me video se ai "pranon mandatin nga opozita dhe shoqëria civile për t'i shërbyer vendit si president i përkohshëm gjatë tranzicionit".
“Ne jemi duke pritur që Jovenel Moïse të largohet nga Pallati Kombëtar (rezidenca zyrtare e presidentit) në mënyrë që të mund të vazhdojmë me instalimin e Mécène Jean Louis”, thotë përfaqësuesi i opozitës André Michel për AFP”, transmeton RTKLive.
Haiti është tronditur ditët e fundit nga trazirat dhe protestat kundër Jovenel Moïse.
Të dielën, presidenti pretendoi se autoritetet kishin shmangur një përpjekje për ta vrarë atë dhe për të kryer një grusht shteti.
Sfondi i shqetësimit është një mosmarrëveshje mbi mandatin si president të vendit nga ana e Moïse, për të cilën ky pretendon se do të zgjasë një vit tjetër.
Sidoqoftë, interpretimi i kushtetutës së cilës ai i referohet është hedhur poshtë nga opozita, e cila konsideron se mandati i tij tashmë ka skaduar./RTKLive























