14 raste të reja me COVID-19 në Kinë
BKT
   Bota

14 raste të reja me COVID-19 në Kinë

Kina ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me koronavirus.

Kina raportoi 14 raste të reja COVID-19, të dhënat zyrtare treguan të hënën, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.

Të gjitha rastet e reja kanë origjinën nga jashtë shtetit.

Numri i rasteve të reja asimptomatike, të cilat Kina nuk i klasifikon si raste të konfirmuara COVID-19, u rrit në 16 nga 10 një ditë më parë, tha Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në një deklaratë.

Numri i përgjithshëm i rasteve COVID-19 në territorin e Kinës qëndron në 89,706, ndërsa numri i të vdekurve është i pandryshuar në 4,636.