Vdes kongresisti amerikan i infektuar me COVID-19
Kongresmeni republikan, Ron Wright, nga shteti i Teksasit, ka vdekur pasi ishte infektuar me koronavirus.
Ai është kështu politikani i parë i zgjedhur në Kongresin Amerikan që vdes nga COVID-19.
Ron Wright ishte anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve dhe ka qenë duke luftuar kancerin në vitet e fundit, njofton Hbl, transmeton RTKLive.
Ai vdiq të dielën e kaluar në një spital në Dallas, ku të dy, ai dhe gruaja e tij u kujdesën pasi u infektuan me koronavirus.
Wright tha më 21 janar se ai ishte testuar pozitiv për covid-19, por që simptomat e tij ishin të lehta.
"Ndihem në rregull dhe do të vazhdoj të punoj për banorët e rrethit të gjashtë nga shtëpia këtë javë," shkroi ai.
Presidenti i SHBA Joe Biden, në një deklaratë ngushëllimi, shpreh keqardhje dhe pikëllim.
Bëhet e ditur se më shumë se 460,000 njerëz kanë vdekur në Shtetet e Bashkuara që nga kontakti i parë me covid-19 dhe mbi 27 milionë kanë dalë pozitivë me koronavirusin./RTKLive























