Kryqi i Kuq Finlandez: Sa pandemia, aq e rrezikshme vetmia
BKT
   Bota

Kryqi i Kuq Finlandez: Sa pandemia, aq e rrezikshme vetmia

Kryqi i Kuq Finlandez ngre alarmin për vetminë, duke vënë theksin se rreziku i vdekshmërisë është po aq sa nga pandemia

Sipas Kryqit të Kuq Finlandez, vetmia është rritur më së shumti midis atyre që tashmë janë në një pozitë të dobët në aspektin socio-ekonomik.

Vetmia është rritur ndjeshëm midis finlandezëve gjatë pandemisë së koronavirusit, informon Kryqi i Kuq Finlandez, transmeton RTKLive.

Ata që goditen më rëndë janë personat mbi 65 vjeç, njerëzit që jetojnë vetëm, me të ardhura të ulta dhe personat që janë pa punë.

Kryqi i Kuq finlandez është i shqetësuar për situatën me kufizime që zgjasin për periudha të gjata kohore.

Kjo do të ketë pasoja në planin afatgjatë, thotë koordinatori i Kryqit të Kuq për mirëqenien sociale, thekson Maaret Alaranta.

"Siguria shëndetësore është e rëndësishme, por ne, gjithashtu, duhet ta marrim seriozisht vetminë. Ju mund të vdisni nga koronavirusi, por edhe nga vetmia," thotë ajo.

Vetmia është rritur më së shumti mes atyre që tashmë janë në një pozitë të dobët në sferën socio-ekonomike.

Njerëzit që vuajnë nga vetmia janë më shpesh të margjinalizuar dhe rrezikojnë të vuajnë nga sëmundje, përfshirë depresionin./RTKLive