11:37 / 09.02.2021
Stuhia e madhe godet Stambollin, era e fortë rrëzon pemët
Qyteti më i madh i Turqisë, Stambolli, u godit nga një stuhi e rëndë, me pemë dhe çati të rrëzuara, raporton Anadolu Agency (AA).
Stuhia filloi me reshje të dobëta shiu në rrethet evropiane të Stambollit duke përfshirë Sultangazi, Gaziosmanpaşa, Bakırköy, Bağcılar, Beyoğlu, Kağıthane, Bayrampaşa dhe Esenler.
Era e fortë rrëzoi edhe pemë, ndërkohë u angazhuan autoritetet për normalizimin e situatës.
Kompania e Autobusëve të Detit të Stambollit (IDO) tha se anuloi disa shërbime, duke përfshirë linjat midis provincave të Stambollit dhe Bursës.























