Itali, Draghi takime me partitë më të mëdha për formimin e një qeverie
BKT
   Bota

Itali, Draghi takime me partitë më të mëdha për formimin e një qeverie

Ish-kreu i Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi do të vazhdojë sot diskutimet me partitë e mëdha italiane, për të formuar një qeveri të re.

Draghi, i  cili nuk mban asnjë funksion politik, u ngarkua javën e kaluar për të formuar një qeveri teknokrate nga presidenti, Sergio Mattarella, pas prishjes së koalicionit të mëparshëm, drejtuar nga kryeministri Giuseppe Conte.

Takimet e sotme me partitë si lëvizja populiste Pesë Yjet, partinë e djathtë Lega të ish-ministrit të Brenshëm, Matteo Salvini dhe social-demokratët (PD) pritet ta afrojnë Draghin me vendimin nëse duhet të paraqitet vetë për një votim parlamentar për t’u bërë kryeministër.

Draghi ka nevojë për besimin e dy dhomave të Parlamentit dhe ka marrë sinjale pozitive nga ana e ish-forcave qeveritare dhe opozitës gjatë bisedimeve.

Megjithatë, Lëvizja Pesë Yjet, mbështetja e të cilës është shumë e rëndësishme si forca më madhore në Parlament, është e ndarë në lidhje me këtë çështje dhe parashikon të votojë anëtarët e saj këtë javë.

Salvini ka pranuar të mbështesë Draghin pasi fillimisht theksoi se zgjedhjet e reja ishin opsioni më i mirë.

Dorëheqja e Contes erdhi në përgjigje të largimit të partisë ”Italia Viva” të ish-kryeministrit Matteo Renzi nga koalicioni i qendrës së majtë pas një mosmarrëveshjeje rreth mënyrës së përdorimit të ndihmës pandemike nga Bashkimi Europian.

Në javët e fundit, krijimi i një qeverie të teknokratëve ishte diskutuar si një mundësi e mundshme afatshkurtër në sfondin e mosmarrëveshjeve me drejtuesve të partive./atsh