Nigeri, 11 të vdekur nga zjarri në një autobus
BKT
   Bota

Nigeri, 11 të vdekur nga zjarri në një autobus

“Gjatë zjarrit u dogjën së paku 11 persona, ndërsa u lënduan edhe tre të tjerë. Shumica e të pësuarve janë gra”, njoftoi policia.

Së paku 11 persona kanë humbur jetën gjatë një zjarri që shpërtheu në një autobus pasagjerësh në Nigeri, raporton Anadolu Agency (AA).

Loveth Odah, zëdhënësja e policisë në krahinën nigeriane Ebonyi, njoftoi se fatkeqësia ndodhi në rrugën Afikpo-Okigwe.

Plasja e gomës shkaktoi daljen e autobusit nga rruga, ndërsa më pas shpërtheu edhe zjarr në automjetin.

“Gjatë zjarrit u dogjën së paku 11 persona, ndërsa u lënduan edhe tre të tjerë. Shumica e të pësuarve janë gra”, tha Odah.

Në vendin e fatkeqësisë janë dërguar shumë ambulanca dhe ekipe zjarrfikëse.