Syze falas për nxënësit e shkollave fillore në Kosovë
Albana Bajrami , Radio Kosova
Nxënësit e shkollave fillore në Kosovë janë duke u pajisur falas me syze dioptrie falë një donacioni francez, përmes projektit Essilor – Vision For Lajf.
Synimi kryesor i këtij projekti është vetëdijesimi i prindërve, nxënësve dhe mësimdhënësve për rëndësinë e të pamurit.
Ky projekt ka filluar në Prishtinë dhe po vazhdon edhe në disa komuna të tjera, ku do të identifikohen të gjithë nxënësit që mund të kenë probleme me të pamurit.
Shumë nxënës të klasave nga 1 deri në 9, në shkollat e Prishtinës, janë pajisur me syze dioptrie, pasi janë identifikuar se kanë probleme me të pamurit. Ky identifikim është bërë përmes projektit francez Essilor – Vision For Life, që ka mundësuar vizitat nëpër shkolla, ku specialistët oftamologë kanë identifikuar nxënësit që kanë nevojë për syze.
Menaxherja e projektit, Doruntina Kastrati, tha për Radio Kosovën, se qëllimi i këtij projekti është përmirësimi i mësimnxënies me anë të shikimit. Ajo theksoi se deri tani janë vizituar rreth 25 mijë fëmijë.
Ksatrati, theksoi se gjatë vizitave që kanë bërë nëpër shkolla, kanë vërejtur se vetëdija për vizita të syve është shumë e ulët, sidomos në zonat rurale. Ajo tha se shumë prindër kanë hezituar të pranojnë se fëmijët e tyre kanë probleme.
Mësuesja Albina Dermaku, tha se mësimdhënësit janë të parët që identifikojnë problemet e shikimit te nxënësit në klasë, pastaj njoftohen prindërit.
"Ky projekt francez, ka bërë shpërndarjen e syzeve në shkollat e rajonit të Prishtinës, ku janë identifikuar nxënësit që kanë nevojë, ndërsa, aktualisht janë duke u bërë vizitat në disa shkolla në Fushë-Kosovë, Podujevë e Lipjan.
Ndërkohë, nga muaji shtator të këtij viti, ky projekt do të zgjerohet edhe në komuna të tjera",























