09:04 / 10.02.2021
SHBA, një i vdekur dhe disa të plagosur gjatë të shtënave në një klinikë
Sipas Departamentit të Policisë në qytetin Buffalo, incidenti ndodhi në një klinikë të kujdesit shëndetësor.
Një person i armatosur i cili ishte i pakënaqur me trajtimin e tij në një klinikë të kujdesit shëndetësor në shtetin amerikan të Minesotës hapi zjarr në këtë objekt, duke plagosur pesë persona, një prej të cilëve vdiq, transmeton Anadolu Agency (AA).
CNN njoftoi se sipas policisë incidenti ndodhi në Klinikën e kujdesit shëndetësor Allina në qytetin Buffalo.
Sulmuesi i dyshuar, banor i qytetit Buffalo, Gregory Paul Ulrich, 67-vjeçar, u mor në paraburgim.























