Kolumbi, rihapen shkollat të mbyllura për shkak të COVID-19
BKT
   Bota

Kolumbi, rihapen shkollat të mbyllura për shkak të COVID-19

Shkollat ​​janë rihapur në përputhje me protokollin e kërkuar të biosigurisë dhe strategjitë e rihapjes të propozuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe qeveria kolumbiane.

Shkollat në Kolumbi janë rihapur pasi ishin mbyllur në kuadër të masave kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në mesin e tyre janë edhe çerdhet dhe qendrat e kujdesit për fëmijë që u hapën në masa të rrepta në qarkun Chia të rajonit Cundinamarca të Kolumbisë.

Shkolla Crayola y Lapiz në veri të kryeqytetit Bogota ishte gjithashtu në mesin e shkollave të rihapura.

Shkollat ​​janë rihapur në përputhje me protokollin e kërkuar të biosigurisë dhe strategjitë e rihapjes të propozuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe qeveria kolumbiane.