Sekuestrohet kokainë me vlerë 260 milionë euro në portin italian
BKT
   Bota

Sekuestrohet kokainë me vlerë 260 milionë euro në portin italian

Guardia di Finanza në Reggio Calabria dhe funksionarët kundër krimit të organizuar në portin e Gioia Tauro kanë sekuestruar në më pak se një javë rreth 1300 kg kokainë, me një vlerë tregu 260 milionë euro.

Droga u sekuestrua në tre operacione të ndryshme të koordinuara nga prokuroria e Reggio Calabria.

Sipas ekspertëve, lënda narkotike ishte e një cilësie shumë të lartë dhe do të pushtonte tregjet e gjysmës së Europës nëse do të binte në duart e narkotrafikantëve.

Kokaina u gjet e fshehur në 3 kontejnerë, të mbushur me kafe, fruta ekzotike dhe mish të ngrirë që vinin nga Brazili dhe Ekuadori.