Princi Charles e dukesha Camilla, marrin vaksinën kundër koronavirusit
BKT
   Bota

Princi Charles e dukesha Camilla, marrin vaksinën kundër koronavirusit

Princi Charles, trashëgimtari i fronit britanik, ka marrë dozën e tij të parë të vaksinës kundër koronavirusit, së bashku me gruan e tij, Camilla, dukeshën e Cornwall.

Lajmi u konfirmua të mërkurën nga një zëdhënës i Clarence House, i cili nuk dha detaje se kur u vaksinua 72-vjeçari ose cilën vaksinë kishte marrë ai, njofton A2news.

Kujtojmë se Charles u testua pozitiv për koronavirus pasi përjetoi simptoma të lehta marsin e kaluar.

Muajin e kaluar edhe Mbretëresha Elizabeth II dhe Duka i Edinburgut morën dozat e para të vaksinës.

Ndërkaq, më shumë se 12.6 milionë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar kanë marrë dozën e parë të një vaksine kundër Covid-19.