09:45 / 11.02.2021
Demonstrata të mëdha kundër presidentit të Haitit
Protestuesit po kërkojnë dorëheqjen e presidentit haitian, Jovenel Moïse.
Policia ka qëlluar me gaz lotësjellës dhe ka shpërndarë me dhunë qindra demonstrues që protestonin kundër presidentit Jovenel Moïse, në kryeqytetin e Haitit, Port-au-Prince.
Gazetarët që mbuluan protestën gjithashtu iu nënshtruan dhunës policore, njofton Hbl, transmeton RTKLive.
Presidenti Moïse akuzohet për zgjatje të paligjshme të mandatit të tij me një vit, deri në shkurt 2022.
Të dielën, ai pretendoi se ndaj tij ishte orgranizuar një grusht shteti dhe një atentat, por që, sipas tij, kishin dështuar.
Tutje bëhet e ditur se një gjyqtar në Gjykatën e Lartë është arrestuar./RTKLive























