Nigeria vazhdon operacionet kundër organizatës terroriste Boko Haram
BKT
   Bota

Nigeria vazhdon operacionet kundër organizatës terroriste Boko Haram

Gjatë operacioneve në verilindje të vendit ushtria nigeriane ka neutralizuar 19 pjesëtarë të organizatës terroriste Boko Haram.

Ushtria nigeriane ka neutralizuar 19 pjesëtarë të organizatës terroriste Boko Haram në operacionet antiterroriste në verilindje të këtij shteti të Afrikës Perëndimore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Një zyrtar ushtarak, i cili dëshiroi të mbetet anonim, tha se ndodhi përleshje mes pjesëtarëve të organizatës terroriste Boko Haram dhe ushtarëve në rajonin Rann të provincës Borno.

U konfirmua se janë vrarë 19 pjesëtarë të Boko Haram, ndërkohë shumë prej tyre u plagosën. Më tej u theksua se janë konfiskuar edhe pesë automjete të organizatës dhe municion.

Problemi më i madh i sigurisë në Nigeri paraqet organizata terroriste Boko Haram, e cila gjatë 11 viteve të kaluara është përgjegjëse për vrasjen e 20.000 personave dhe shpërnguljen e qindra mijëra të tjerëve.