United Airlines planifikon të blejë 200 taksi fluturuese
Synimi është që në afat prej pesë vitesh të blihen 200 taksi fluturuese për transportin e udhëtarëve që janë të ekspozuar ndaj bllokimeve të trafikut gjatë rrugës për në aeroport.
Kompania ajrore amerikane United Airlines planifikon të blejë 200 taksi elektrike fluturuese për transport të udhëtarëve deri në aeroport, transmeton Anadolu Agency (AA).
United Airlines njoftoi se planifikon të blejë taksitë fluturuese në vlerë një miliard dollarë nga prodhuesi i taksive fluturuese Archer, me seli në Kaliforni, shkruan "Wall Street Journal".
United Airlines gjithashtu planifikon që në këtë fushë të bashkëpunojë me kompaninë ajrore amerikane Mesa Airlines.
Synimi është që në afat prej pesë vitesh të blihen 200 taksi fluturuese për transportin e udhëtarëve që janë të ekspozuar ndaj bllokimeve të trafikut gjatë rrugës për në aeroport
Taksitë mund të fluturojnë në një distancë prej 95 kilometra me shpejtësi prej rreth 240 kilometra në orë. Në këtë mënyrë, theksohet se pothuajse për gjysmë do të reduktohen emetimet e dioksidit të karbonit për udhëtarët që shkojnë në aeroport.























