Meksika miraton përdorimin e vaksinës kineze kundër COVID-19
BKT
   Bota

Meksika miraton përdorimin e vaksinës kineze kundër COVID-19

Në një deklaratë nga Komisioni Federal për Mbrojtjen Kundër Rreziqeve Shëndetësore (COFEPRIS), njoftohet se është dhënë autorizimi për përdorim emergjent të vaksinës kundër COVID-19 të zhvilluar nga Sinovac.

Meksika miratoi përdorimin emergjent të vaksinës "CoronaVac" të prodhuar kundër koronavirusit të ri (COVID-19) nga kompania kineze Sinovac, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Komisioni Federal për Mbrojtjen Kundër Rreziqeve Shëndetësore (COFEPRIS), njoftohet se është dhënë autorizimi për përdorim emergjent të vaksinës kundër COVID-19 të zhvilluar nga Sinovac.

Hugo Lopez-Gatell, zëvendësministri meksikan i Shëndetësisë, në një konferencë për shtyp shprehu kënaqësinë për dhënien e lejes për vaksinën.

Me 168.432 viktima, Meksika renditet si vendi i dytë në botë me më shumë vdekje nga COVID-19, ndërsa për nga numri i të infektuarve renditet i 13-ti me 1.946.751 mijë raste.