09:13 / 12.02.2021
Gjermania mirëpret bjellorusët e persekutuar
Gjermania do të mirëpresë 50 bjellorusë, që janë duke iu nënshtruar përndjekjes politike në vendin e tyre të lindjes.
"Ministritë e Brendshme dhe të Punëve të Jashtme kanë rënë dakord të lejojnë deri në 50 të përndjekur politikë dhe të afërmit e tyre të vijnë në Gjermani," tha qeveria gjermane, njofton Hbl, transmeton RTKLive.
Regjimi në Bjellorusi ka kërkuar me forcë të shuajë protestat e mëdha, që kanë tronditur vendin që nga zgjedhjet presidenciale të diskutueshme, në gusht të vitit të kaluar.
Rezultatet e zgjedhjeve të shpallura bënin me dije se diktatori Alexander Lukashenko do të qëndronte edhe më tej në pushtet, që nga 1994.
Bëhet e njohur se në vitin 2020, 111 shtetas bjellorusë kërkuan azil në Suedi./RTKLive























