Nigeri, gruaja 101-vjeçare fiton betejën kundër virusit COVID-19
Drejtori kryesor mjekësor i Spitalit Mësimor Universitar Obafemi Aëoloëo (OAUTH), Viktor Adetiloye, i cili nuk përmendi emrin e pacientes.
Një grua 101-vjeçare nigeriane nga shteti veriperëndimor Osun ka fituar bejetën kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Drejtori kryesor mjekësor i Spitalit Mësimor Universitar Obafemi Awolowo (OAUTH), Viktor Adetiloye, i cili nuk përmendi emrin e pacientes, njoftoi se pacientja fillimisht u paraqit në spital me shfaqja akute të kollës, probleme me frymëmarrjen, ethe dhe pafuqi.
“Simptomat filluan tetë ditë para paraqitjes. Gjendja klinike e pacientes u përkeqësua dhe kjo justifikoi një test për SARS CoV2", tha ai, duke shtuar se testi rezultoi pozitiv dhe në muajin janar pacientja e moshuar u pranua në qendrën e izolimit.
Awolowo theksoi se pacientja e moshuar aktualisht po kalon periudhën e rikuperimit në spital pasi tregoi shërim.
Sipas Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve të Nigerisë (NCDC), autoritetet shëndetësore nigeriane të enjten konfirmuan tetë vdekje të lidhura me COVID-19 dhe 938 infeksione.
"Deri të enjten, 143,516 raste janë konfirmuar, 118,012 raste janë shëruar dhe 1,710 vdekje janë regjistruar në 36 shtete dhe në Territorin e Kryeqytetit Federal", tha NCDC në raportin e fundit.























