Blinken dhe Guterres diskutuan për pandeminë COVID-19 dhe Sirinë
BKT
   Bota

Blinken dhe Guterres diskutuan për pandeminë COVID-19 dhe Sirinë

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, në një deklaratë tha se Blinken dhe Gueterres përveç pandemisë së COVID-19 vlerësuan edhe shumë çështje tjera globale dhe rajonale.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, në një bisedë telefonike diskutuan në lidhje me krizat në Siri dhe Etiopi, si dhe pandeminë e koronavirusit të ri (COVID-19) dhe ndryshimet klimatike, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, në një deklaratë tha se Blinken dhe Gueterres përveç pandemisë së COVID-19 vlerësuan edhe shumë çështje të tjera globale dhe rajonale.

Duke theksuar vendosmërinë e administratës së re të SHBA-së për të marrë nën kontroll pandeminë COVID-19, Price tha se Blinken vlerësoi rolin e OKB-së në sigurimin e koordinimit global mbi pandeminë dhe theksoi ri-angazhimin në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Blinken ka theksuar se OBSH-ja duhet të forcohet dhe ristrukturohet në mënyrë që të zbulojë dhe parandalojë më herët pandemitë.

"Në lidhje me ndryshimet klimatike, sekretari i shtetit theksoi rëndësinë e kthimit të SHBA-së në Marrëveshjen Globale të Ndryshimeve Klimatike në Paris dhe mirëpriti bashkëpunimin e OKB-së për të luftuar krizën globale të klimës”, tha Price në lidhje me bisedën Blinken-Guterres.

Sipas Price, në lidhje me çështjen e Sirisë, theksuan zbatimin e procesit politik nën rezolutën 2254 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ndërkohë për çështjen e Etiopisë, të dy shprehën angazhimin e tyre për të mbështetur përpjekjet e Etiopisë për t'iu përgjigjur krizës në Tigray.