15:25 / 12.02.2021
Bilanci ditor në Zvicër, 1253 raste të reja dhe 31 vdekje
Në 24 orët e fundit, 1253 infeksione të reja me koronavirus janë raportuar në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (BAG) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit, transmeton albinfo.ch.
Numri i testeve të kryera është 33,017, ndërsa shkalla e pozitivitetit është 3.8 përqind.
BAG gjithashtu raporton 31 vdekje të reja në lidhje me koronavirusin. 93 persona u shtruan në spital.























