Löfven paralajmëron për valën e tretë të koronavirusit në Suedi
Kryeministri seuedez, Stefan Löfven, në fjalimin e tij në Kuvend, foli për rrezikun që i kanoset popullatës nga vala e tretë e koronavirusit.
I ftuar në interpelancë, kryeministri Löfven foli për situatën që ka kapluar vendin nga pandemia, si dhe për vaksinimin.
Ai, duke iu përgjigjur pyetjeve, tha se komunat dhe regjionet sudeze janë të një mendjeje me Agjencinë Suedeze të Shëndetit Publik që duhet të bëhet një fushatë e konsiderueshme që të bindet popullata për rrezikun e pandemisë.
“Do të ketë disa fushata, së pari për nevojën e vaksinimit. Pastaj vjen faza tjetër, informacioni se kur do të jetë radha ime, ku unë pastaj do të vaksinohem”, theksoi kryeministri suedez Stefan Löfven.
Tutje ai shtoi se sfida qëndron në faktin se nuk ka asnjë tampon vaksine në kompanitë e vaksinave, gjithçka dorëzohet në vendet në të njëjtën kohë kur prodhohet.
“Kur kompanitë kanë probleme me dërgesat e tyre, kjo ndikon tek blerësit”, deklaroi kryeministri. - Qeveria dhe Komunat dhe Regjioni Suedez (SKR) bien dakord që ne do t'i përmbahemi qëllimit për të cilin kemi rënë dakord, që popullata e rritur të vaksinohet deri në fund të gjysmës së parë të vitit”, shtoi, Löfven.
Më tej kryeministri Löfven paralajmëroi për rrezikun që Suedia po përballet me një valë të tretë të koronavirusit, e cila mund të fillojë në lidhje me festën e ardhshme sportive.
Ai i nxiti njerëzit të mendojnë vërtet, për shembull kur udhëtojnë në male, dhe të mos bëjnë ndalesa të panevojshme për të blerë ushqim ose karburant.
“Nuk duhet të ketë mbingarkesë. Duhet të mendojmë vazhdimisht për distancimin shoqëror, u shpreh kryeministri sudez./RTKLive























