Haavisto: Finlanda e gatshme të presë presidentët Biden-Putin
BKT
   Bota

Haavisto: Finlanda e gatshme të presë presidentët Biden-Putin

"Sigurisht që ne e dimë se ka mundësi të tjera, por Helsinki është gjithmonë një vend i mirë për t`u takuar," tha Haavisto

"Ne jemi gjithmonë të gatshëm të ofrojmë shërbime të mira", tha Haavisto, sipas Interfax dhe Tassi.

Ministri i Jashtëm finlandez, Pekka Haavisto, thotë se Finlanda do të ishte e gatshme të organizonte një takim midis presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit të SHBA-së, Joe Biden, nëse është e nevojshme, transmeton RTKLive.

Kujtojmë se Helsinki shërbeu si një vend takimi për presidentin Putin dhe presidentin Trump në verën e vitit 2018.

Haavisto u kujtoi mediave ruse se vjeshtën e kaluar vendet gjithashtu negociuan kufizime të armëve në Helsinki.

"Të dy delegacionet ishin të kënaqur që ishin në gjendje të siguronin një vend neutral për negociatat," tha Haavisto.

Mediet finalndeze njoftojnë se ministri i Jashtëm finlkandez, Pekka Haavisto, do të udhëtojë në Shën Petersburg të hënën për t'u takuar me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Takimi po merr një vëmendje të jashtëzakonshme për shkak të ngjarjeve të fundit në Rusi, veçanërisht burgosjes së liderit të opozitës Alexei Navalny.

Të Shtunën, Haavisto u tha mediave finlandeze se ai synonte të ngrinte çështjen e Navalny në takimin e tij në Shën Petersburg dhe të kërkonte lirimin e tij./RTKLive