Peru: Skandali ndaj vaksinave rritet
Ministrja e Jashtme e Perusë, Elizabeth Astete, ka dhënë dorëheqjen në një skandal në rritje, ku është zbuluar se politikanët e lartë kanë marrë vaksina kundër COVID-19.
Vendi është goditur relativisht rëndë nga COVID-19 dhe ka pasur vështirësi në marrjen e vaksinave. Vaksinimi i personelit të kujdesit shëndetësor filloi vetëm javën e kaluar, njofton Aftonbladet, trasnmeton RTKLive.
Fakti që disa politikanë në atë situatë kanë marrë tashmë dozat e tyre shkaktoi tensione. Astete është e dyta që largohet nga qeveria për shkak të skandalit, pasi Ministrja e Shëndetësisë, Pilar Mazzetti, dha dorëheqjen këtë fundjavë.
Astete shkruan në një deklaratë se ajo mori dozën e saj të parë në janar dhe e përshkruan atë si një "gabim të rëndë".
Skandali shpërtheu pasi u hap lajmi se ish-presidenti Martín Vizcarra ishte vaksinuar pak para se të përjashtohej në nëntor.
Ai vetë ka deklaruar se e ka marrë vaksinën si pjesëmarrës në një provë klinike të vaksinës kineze Sinopharm./RTKLive























