SHBA, dëborë dhe temperatura rekord gjatë të gjithë shkurtit
Përsëri me stuhi, nga bregu në breg. I ftohti i acartë që pushtoi Shtetet e Bashkuara javën e kaluar, vijon edhe gjysmën e dytë të shkurtit. Në veriperëndim të paqësorit, Seattle ka përjetuar sasinë më të madhe të borës në më shumë se 50 vjet.
Shumica e shteteve amerikanë kanë shpallur tashmë gjendjen e emergjencës prej fundjavës, përfshirë Oklahoman, ku u shënuan së paku 80 aksidente automobilistike.
Houston i kaloi 100. Dhe presidenti aprovoi deklarimin e emergjencës federale në shtet. Moti ka shkaktuar probleme të furnizimit me energji elektrike, përqark Shteteve të Bashkuara, me më shumë se gjysmë milioni banorë, në 5 shtete, që nuk kanë patur energji të dielën në mbrëmje.
Por duket se i ftohti nuk do të ndalet me kaq. Në Konektikat, autoritetet janë të shqetësuara se po mbarojnë furnizimet me kripë për rrugët./a2























