Nënshkruhet Memorandum Mirëkuptimi për blerjen e testeve PCR
BKT
Shëndetësi

Nënshkruhet Memorandum Mirëkuptimi për blerjen e testeve PCR

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka takuar Shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës Sllovake në Prishtinë, kemi nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit, nëpërmjet të cilit, Ministria e Shëndetësisë, pranon donacion për blerjen e testeve PCR.

"Ky kontribut financiar, do të përdoret për sigurimin e testeve COVID 19, duke iu shtuar donacioneve shumë të çmuara nga vendet mike, në kohë pandemie", ka thënë Zemaj.

Ai tha se sigurova Kostilnik, se rruga jonë, synimi ynë madhor, është rruga integruese euro-atlantike, duke ndarë vlerat dhe synimet e përbashkëta me qytetarët dhe institucionet e vendit mik Sllovakisë.

Zemaj ka dhënë edhe rezultatet e testimeve për COVID-19.

"Brenda 24 orëve, nga 2040 mostra, 267 kanë rezultuar pozitiv me Covid 19, apo në përqindje 8.7%.", ka shkruar Zemaj në rrjetin social Facebook.


MË SHUME NGA Shëndetësi