Haavisto-Lavrovit: Kemi shumë mospajtime në shumë çështje
Takimi mes ministrit të Jahtëm finlandez, Pekka Haavisto, dhe atij rus, Sergei Lavrov, u mbajt sot në Shën Petersburg.
Ky takim, siç u karakterizua nga analistët, u mbajt në një situatë të tensionuar ndërkombëtare.
“Hendeku midis BE dhe Rusisë është duke u thelluar, në veçanti, nga burgosja e politikanit të opozitës Alexei Navalny”, vlerësohet nga shumë analistë.
Gjatë takimit të tij me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ministri i Jashtëm finlandez, Pekka Haavisto, ngriti çështjen e helmimit të politikanit të opozitës Alexei Navalny dhe shtypjen e demonstratave në mbështetje të tij, bën të ditur Hs, transmeton RTKLive.
Ashtu sikundër u paralajmërua para takimit me ministrin Lavrov, Pekka Haavisto ka përmendur edhe çështjen e Ukrainës, pushtimit të Krimesë, etj.
"Pushtimi i Krimesë dhe lufta në Ukrainë çuan në sanksione, ashtu si helmimi i politikanit të opozitës Alexei Navalny me një neurotoksinë," tha Haavisto në konferencën e përbashkët të të dy ministrave.
Ai kujtoi se sipas Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, burgimi i Navalny ishte i pabazuar.
"Ne gjithashtu kemi pasur një diskutim në lidhje me shtypjen e dhunshme të demonstratave paqësore," tha Haavisto./RTKLive























