Protesta të mëdha në Indi, shkak arrestimi i aktivistes për mjedisin
BKT
   Bota

Protesta të mëdha në Indi, shkak arrestimi i aktivistes për mjedisin

Politikanët dhe aktivistët e opozitës hinduse dënojnë arrestimin e një aktivisteje 22-vjeçare për çështje klimatike.

Ajo akuzohet se ka redaktuar dhe shpërndarë një dokument nga të “Fridays for future”, themeluesen Greta Thunberg, në mbështetje të protestave të vazhdueshme të fshatarëve në vend, njofton Hbl, transmeton RTKLive.

Disha Ravi, 22 vjeçare, u arrestua në shtëpinë e saj në Bengaluru dhe u dërgua në kryeqytet në Delhi. Ajo tani rrezikon burgim të përjetshëm për nxitje të protestave, gjë që ka sjellë reagime të ashpra.

“Arrestimi i Disha Ravi është përshkallëzimi i fundit në fushatën e Indisë kundër lirisë së shprehjes dhe kundërshtimit politik pas protestave të mëdha të fshatarëve”, thotë Shashi Tharoor, deputet i Parlamentit përfaqësues i opozitës nga radhët e Partisë së Kongresit.

Bhavreen Kandhari nga dega hinduse e “Fridays for future”, thotë se lëvizja po pret një mesazh më të qartë nga qeveria dhe policia përpara se të dëshirojë të komentojë.

Dokumenti në fjalë është një "paketë" me informacione se si aktivistët mund të ndihmojnë fermerët protestues./RTKLive