Tri raketa mbi bazën e koalicionit në Erbil
BKT
   Bota

Tri raketa mbi bazën e koalicionit në Erbil

Tri raketa u lëshuan mbrëmë mbi aeroportin e Erbilit, në Kurdistanin irakian, njëra prej tyre u rrëzua në një zonë rezidenciale pranë një baze ushtarake, ku ndodhen trupa të huaja të koalicionit të udhëhequr nga SHBA, duke vrarë një kontraktor civil, që mendohet të jetë amerikan.

Për pasojë u plagosën edhe pesë persona, përfshirë një ushtar amerikan.

Sipas televizionit kurd Rudaw, raketat u lëshuan nga rrethi Hamdaniya. Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken bëri thirrje për të hetuar sulmin dhe premtoi të pyesë ata që janë përgjegjës për të, transmeton A2.

“Ne jemi të zemëruar nga sulmi me raketa në rajonin e Kurdistanit irakian”, tha ai në një deklaratë.

“Unë kontaktova kryeministrin e Qeverisë Rajonale të Kurdistanit, Masrour Barzani, për të diskutuar çështjen dhe për t’u zotuar që të mbështes të gjitha përpjekjet për të hetuar dhe për t’i kërkuar llogari përgjegjësve”, shtoi ai.