Mungesa e shiringave ndërlikon planet e vaksinimit në Japoni
Japonia aktualisht nuk ka mjaft shiringa speciale të nevojshme për të maksimalizuar numrin e dozave të vaksinës nga secila shishkë dhe ka frikë se miliona doza mund të harxhohen kot.
Japonia, me një popullsi prej 126 milion, muajin e kaluar nënshkroi një marrëveshje me Pfizer për 144 milionë doza vaksine, e cila do të ishte e mjaftueshme për 72 milionë njerëz.
Fillimi i vaksinimit është planifikuar për të mërkurën. Sipas Pfizer, një shishkë vaksine ka për qëllim të mjaftojë për gjashtë doza, por kjo kërkon përdorimin e shiringave speciale, njofton Hbl, transmeton RTKLive.
Nëse përdoren shiringa të rregullta, secila shishke është e mjaftueshme për pesë doza. Dhe këto janë thjesht shiringa të zakonshme që gjenden në magazinë në Japoni.
"Ne jemi ende duke u përpjekur për të siguruar këto shiringa speciale", thotë shefi i kabinetit Katsunobu Kato.
As Pfizer dhe as Ministria Japoneze e Shëndetësisë nuk duan të thonë nëse 144 milionë doza bazohen në aftësinë për të marrë gjashtë shiringa nga secila shishkë. /RTKLive























