30 talibanë vdesin nga shpërthimi që u ndodhi
BKT
   Bota

 30 talibanë vdesin nga shpërthimi që u ndodhi

Së paku 30 luftëtarë talibanë kanë mbetur të vdekur nga shpërthimi në një xhami të Afganistanit, ku po mbanin mësim se si të prodhohen minat.

Një grup që është pjesë e Ushtrisë Kombëtare Afgane tha përmes një deklarate se 30 luftëtarë, përfshirë gjashtë shtetas të huaj që ishin ekspertë për prodhimin e minave, mbetën të vrarë nga shpërthimi.

Shpërthimi ndodhi në një xhami në fshatin Qultaq të provincës Balkh, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

Në deklaratë thuhet se trupat e gjashtë të huajve që mbetën të vdekur nga shpërthimi nuk kishte mundësi të identifikohen për shkak të dëmit që u është shkaktuar.