Stoltenberg: NATO më shumë burime financiare për mbrojtjen e përbashkët
BKT
   Bota

Stoltenberg: NATO më shumë burime financiare për mbrojtjen e përbashkët

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do t’u kërkojë sot ministrave të Mbrojtjes të aleancës më shumë burime financiare për mbrojtjen e përbashkët.

“Rritja e shpenzimeve do të tregonte forcën e angazhimit tonë ndaj Nenit 5, premtimin tonë për të mbrojtur njëri-tjetrin”, deklaroi Stolteberg.

“Kjo rritje do të mbështeste aleatët në krahun lindor të bllokut 30-anëtarësh me përballjen ruse, policimin ajror, dislokimet detare dhe manovrat e përbashkëta”, sipas kreut të aleancës.

Kjo gjithashtu do të ndihmonte në ekuilibrimin e kostove midis aleatëve, një arsye mosmarrëveshjesh midis SHBA, me shpenzime të mëdha, dhe aleatëve të tjerë, veçanërisht Gjermanisë.

Propozimi është pjesë e një pakete më të gjerë të reformës që Stoltenberg do t’u paraqesë ministrave për debat, i pari që nga ndryshimi i administratave në SHBA.

Tema e ndarjes së kësaj barre financiare do të jetë gjithashtu pjesë e debatit.

Nëse ato shkojnë mirë, atëherë reformat mund të miratohen nga udhëheqësit e NATO-s në një samit të këtij viti, megjithëse një datë nuk është caktuar ende./atsh