15:23 / 17.02.2021
Spanjë, rritje rekord e borxhit publik në 117,1% të PBB-së
Borxhi publik i Spanjës arriti në fund të dhjetorit 2020 në 117,1% të PBB-së, ndërkohë që qeveria e kishte parashikuar 118,8%, për shkak të rritjes së shpenzimeve publike të shkaktuara nga COVID-19, sipas të dhënave të publikuara nga Banka e Spanjës.
Në vlerë absolute, borxhit publik spanjoll arriti në 1,311 miliardë euro.
Në fund të vitit 2019, ai ishte ulur në 95,5% të PBB-së./atsh























