19:59 / 17.02.2021
Itali, mbi 12 mijë raste të reja ditore dhe 369 viktima nga COVID-19
Gjithashtu, në vend u regjistruan edhe 369 vdekje të reja ditore.
Aktualisht, numri i personave pozitivë është 388 864 (- 4 822), ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave është rritur në 94 540, raporton ATSh.
Një total prej 2 268 253 persona janë shëruar (+16 519, krahasuar me dje).
Pacientët e pranuar në kujdesin intensiv për Covid janë 2 043, 31 më pak se dje, me gjithë 113 hyrjet në 24 orët e fundit.
Nga ana tjetër, personat e shtruar në spital me simptoma janë 18 274, 189 më pak se një ditë më parë.























