ECHR i kërkon Rusisë që të lirohet Navalny: Jeta e tij është në rrezik
BKT
   Bota

ECHR i kërkon Rusisë që të lirohet Navalny: Jeta e tij është në rrezik

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (ECHR) kërkon nga qeveria ruse të lirojë nga burgu politikanin e opozitës, Alexei Navalny.

Sipas gjykatës, jeta e Navalny në burg është në rrezik. Gjykata e të Drejtave të Njeriut njoftoi vendimin e saj në një deklaratë të postuar në faqen e saj të internetit të mërkurën, të raportuar nga agjencitë e lajmeve Reuters dhe AFP, transmeton RTKLive.

Vendimi i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut është botuar gjithashtu në faqen e internetit të Navalny.

Sipas deklaratës, Gjykata e të Drejtave të Njeriut vendosi të martën se menjëherë do t'i kërkonte qeverisë ruse të lirojë Navalny-n.

Ministri rus i Drejtësisë, Konstantin Tchichenko, e quajti kërkesën e Gjykatës së të Drejtave të Njeriut si ndërhyrje në aktivitetet e gjykatave ruse.

Qysh në vjeshtën e vitit 2017, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut vendosi që vendimi i gjykatës kundër Navalny-t ishte i gabuar.

Siç dihet, Gjykata e Lartë Ruse refuzoi të ndryshojë vendimin./RTKLive