Tanzani: Vdekjet e politikanëve dhe fshehja e koronavirusit
Regjimi i Tanzanisë pretendon se nuk ka përhapje lokale të koronavirusit.
Presidenti John Magufuli po tërheq vëmendjen ndërkombëtare për qëndrimin e tij skeptik për të luftuar covid-19 dhe për mosbesimin e tij ndaj vaksinave.
Por vdekja e një politikani të famshëm ka nxitur papritmas një debat në lidhje me qëndrimin zyrtar të regjimit.
Nënpresidenti Seif Sharif Hamad, në ishullin gjysëm-autonom të Zanzibar ndërroi jetë të mërkurën, njofton Sydsvenskan, transmeton RTKLive.
Asnjë shkak i vdekjes nuk u njoftua zyrtarisht, por burimet e opozitës pretenduan se Hamad kishte vdekur nga sëmundja koronare e zemrës.
Kreu i opozitës Zitto Kabwe shkroi në mediat sociale: "Një numër i madh i vdekjeve janë për shkak të qeverisë."
Ai vazhdoi të akuzonte regjimin për mohimin e përhapjes së koronavirusit në Tanzani, që do të thotë se popullata nuk po bën sa duhet për të mbrojtur veten dhe të tjerët.
Qeveria e Tanzanisë ndaloi raportimin e statistikave për vdekjet e infektuara dhe të konfirmuara të lidhura me covid-19 në maj të vitit të kaluar.
Sipas statistikave në nivel vendi kishte 509 të infektuar dhe 21 vdekje.
Zëdhënësi i regjimit, Hassan Abbasi, thotë se Tanzania nuk është plotësisht e lirë nga koronavirusi, por se ka arritur të "kontrollojë" infeksionin./RTKLive























