00:30 / 18.02.2021
USA: Shtatë persona u qëlluan me armë në Filadelfia
Shtatë persona u qëlluan me armë zjarri në Filadelfia, SHBA, pak para orës tre të pasdites, sipas kohës lokale.
Të plagosurit janë persona midis moshës 17 deri 70 vjeç dhe kanë dëmtime të ndryshme.
Një person, i cili u raportua i pari që u qëllua në shpinë është në gjendje kritike, të tjerët kanë dëmtime të lehta, sipas The Philadelphia Inquirer.
Një person është arrestuar në këtë rast, motivi i këtij akti është ende i paqartë./RTKLive























